Sot iu dha lamtumira e fundit, veteranit më të vjetër të UÇK-së në komunën e Klinës, Sahit Delija nga Rixheva e Klinës.
Delija ishte pjesëtar e Brigadës së Mujë Krasniqit, i cili luftoi bashkë me dy djemtë e tij.
Ai ishte po ashtu tejet i respektuar nga të gjithë komandantët e UÇK-së dhe një trim i madh.
Sahit Delija ndërroi jetë dje, ndërsa në varrimin e tij morën pjesë një numër i madh qytetarësh, e bashkëluftëtarë.
Gjithashtu të pranishëm ishin edhe figura të njohura, si Anton Quni, Armend Zemaj, komandanti Rrustem Berisha dhe Hyseni Shabani, po ashtu dhe dy shoqatat e dala nga lufta e fundit në Kosovë, dega në Klinë, me kryetar Hajdin Balaj si dhe Merush Kryeziu.
Përmes një fjali, u kujtua dhe u çmua kontributi i Delisë, derisa ndër të tjera u tha që kontributi i tij, do të respektohet përherë./Klina info/