Poliklinikës MedicAL iu bashkohët Ass. Dr. Endrit Shala, FEACTS Specialist i Kardiokirurgjisë

Dr. Endrit Shala është specialist i kardiokirurgjisë, i specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjik të sëmundjeve të lindura dhe të fituara të zemrës dhe enëve të mëdha të gjakut.

Edukimi dhe Trajnimet:

Në vitin 2017, përfundoi fellowship në Kirurgjinë Vaskulare në Klinikum Leer, Gjermani.
Në vitin 2019, vazhdoi specializimin në Kardiokirurgjinë kongjenitale dhe transplantimin e zemrës në Spitalin Universitar Baskent, Ankara, Turqi.
Në vitin 2022, u nderua me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Francis Fontan” për Kardiokirurgji nga Shoqata Evropiane për Kirurgji Kardio-Torakale.
Po në vitin 2022, përfundoi një fellowship në Kirurgjinë e Rrënjës së Aortës dhe Riparimin e Valvulës Aortale në Spitalin Universitar Saint Luc, Bruksel, dhe në Spitalin Universitar të Saarland, Homburg, Gjermani, nën drejtimin e dy figurave eminente botërore, Prof. Dr. Gebrine El Khoury dhe Prof. Dr. Hans J. Schäfers.
Gjithashtu, në vitin 2022, në fushën e Kirurgjisë Minimalisht Invazive të Valvulave dhe Mbështetjes Mekanike të Qarkullimit (LVAD, RVAD) për trajtimin e Insuficiencës së Zemrës, ndoqi trajnime në Spitalin Universitar Ulm, Gjermani.

Pjesëmarrja Akademike dhe Profesionale:

Dr. Shala është pjesëmarrës në shumë kongrese, trajnime dhe seminare ndërkombëtare në Angli, Turqi, Gjermani, Francë dhe Austri. Ai gjithashtu mban rolin e Asistentit të Lëndës së Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Aktualisht punon në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Dr Endritin mund ta gjeni çdo të Hënë në Poliklinikën MedicAL në Klinë.

Për tërmine kontaktoni në
049888970