Planin për të vjedhur kabllo e pajisje tjera të rrymës e bënë.
Por nuk e menduan mirë edhe pjesën se si do të iknin, nëse policia i kap në flagrancë, njofton Klan Kosova.
E duke qenë se këta të fundit erdhën për t’i kapur dy keqbërësit në Qendrën e re tregtare në Drenas, njëri nga të dyshuarit u lëndua derisa tentoi të ikte.
Policia tha se ky i dyshuar që u lëndua, u dërgua për trajtim mjekësor.
Mësohet se keqbërësit kishin kryer veprën e njëjtë, për disa ditë më radhë në qendrën tregtare, derisa pronari i një lokali i hetoi.