Policia e Kosovës sot në zonën e fshatit Koshare, ka hasur në plantacione të mbjella me bimë narkotike.
Njësitet policore kanë shkatërruar rreth 130 bimë kanabisi me gjatësi deri në 4 metra,
Kështu ka thënë për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sot, më 15.09.2020, patrulla policore gjatë patrullimit në zonën e Koshares, ka hasur plantacione të mbjella me bimë narkotike.
Njësitet relevante policore e kanë trajtuar rastin, kanë njoftuar prokurorin, kanë shkatërruar me djegie rreth 130 bimë kanabis sativa me gjatësi nga 1.5 deri në 4 metra. Rasti vazhdon të trajtohet nga njësia e antidrogës”, konfirmoi Krasniqi.