Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas një aksioni të policisë që ka quar në zbulimin e një rasti të kontrabandës.
Bëhet fjalë për cigare kontrabandë, të cilat policia i gjeti në katin e 11-të të një objekti në Mitrovicë të Veriut.
Sipas Sveçlës, kjo tregon se ka rend dhe ligj në vend.
“Cigare kontrabandë në një banesë në katin e 11-të në Mitrovicën e Veriut.
Rend e ligj në gjithë territorin e Republikës!” ka thënë Sveçla, duke publikuar edhe pamje nga operacioni i policisë.