Policia e Kosovës, ashtu sikur ditëve tjera edhe këtë të hëne dolën me pika kontrolli nëpër Prishtinë.
Por, për dallim, tash në njërën prej pikave, nuk dhanë gjoba, por dhurata,
Kjo për fëmijët që ishin brenda veturave që i ndalnin.
Ndërsa edhe këtë të martë, Policia e Kosovës, do të vazhdoj implementimin e projektit “Urime 2002”,
Tash do të vizitojnë Shoqatën e Prindërve me Fëmijë me Autizëm si dhe Shoqatën e Prindërve me Fëmijë me Sindromë Doën.
Tashti qëllim i këtyre vizitave do të jenë ligjërata e shkurtëra vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion, e në veçanti që fëmijëve pjesë e këtyre shoqatave tu dhurohen dhurata modeste nga Policia.