Dje, Policia e Kosovës ka arrestuar njër zyrtar të Ministrisë së Kulturës duke marrë ryshfet në flagrancë.
“DHKE sektori për hetimin e korrupsionit ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës pasi që i njëjti ka marr 5.850 €, ryshfet nga dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Për më tepër dje është raportuar se zyrtari është Leotrim Gashi, asistent i drejtorit të sektorit për rini.