Policia e Kosovës ka njoftuar se Vetëvendosja ka marrë leje për tubimin e 12 qershorit në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.
“Lidhur me tubimin/manifestimin e paralajmëruar të mbahet nesër (12.06.2020) në orën 17:00 në Prishtinë, Policia e Kosovës njofton opinionin publik se organizatorët e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës për mbajtjen e këtij tubimi/manifestimi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në njoftim më tej thuhet se Policia e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, shëndetit publik, si dhe për të respektuar vendimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë profesionale, në respektimin dhe zbatimin e ligjit, çdo herë duke respektuar të drejtat e qytetarëve si dhe duke treguar sjellje profesionale gjatë realizimit të detyrave policore”, përfundon njoftimi./Klina.info