Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka pasur të shtëna me armë në veri të vendit, në afërsi të pikë kontrollit në Zveçan, ku ata ishin duke qëndruar.
Sipas policisë, zyrtarët policorë kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar.
Rasti është cilësuar si “sulm kundër rendit kushtetues”.
“SULM KUNDËR RENDIT KUSHTETUES-Zveçan 23.02.2023 – 22:06. Njësiti policor ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli. Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raport.