Policia e Kosovës sot do t’i shkatërrojë të gjitha armët ilegale që janë konfiskuar, për të cilat kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore.
Organizimi për shkatërrimin e tyre do të fillojë nga ora 10:00 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në fshatin Prelez.
Ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme vitin e kaluar pati deklaruar se janë 250 mijë armë ilegale nëpër duart e qytetarëve.