Për 24 orë Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 360 gjoba trafiku.
Kurse për ata të cilët nuk respektuan ligjin antiCOVID, policia u përkujdes që ti shqiptonte 230 gjoba.
Ndërkaq, për një ditë në Kosovë kanë ndodhur 60 aksidente, 27 ishin me të lënduar dhe 33 kanë përfunduar me dëme materiale.
Policia ka arrestuar 30 persona, 12 janë dërguar në mbajtje, kurse dy në vuajtje të dënimit.