Policia e Kukësit konfirmoi ndalimin e Ismail Morinës, i cili mësohet se ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Durrësit.
Tifozi i njohur për lëshimin e dronit në Beograd është vënë në pranga ditën e sotme pasi kishte një urdhër arresti dhe me vendim të Gjykatës së Durrësit ishte dënuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armëmbajtje pa leje.
Njoftimi nga Policia Kukës:
Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës ndaluan shtetasin Ismail Morinaj, 40 vjeç, banues në fshatin Shikaj, Kukës, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Durrës.
Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Procedurat e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Durrës.