Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim gjashtë persona për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Policia ka publikuar emrat dhe fotografitë e të dyshuarve.
Aksic Cedomir, Denic Dragan, Jovanovic Stojan, Paunovic Goroljub, Racic Dejan dhe Rajkovic Ljubisa janë të kërkuarit.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët apo kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar të publikuar në këtë shpallje, të lajmërojë Policinë e Kosovës në telefon ose në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë
Qytetarët që kanë ndonjë informatë për ta mund të lajmërohet në: Tel: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); Tel: 038 542 127; Qendra Operative DDP dhe e-mail adresa [email protected].
Komunikata e plotë:
Shpallje në kërkim të të pandehurve
Prishtinë, 3 nëntor 2022
Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, bazuar në ligj publikon:
Urdhër për Shpalljen në Kërkim të Pandehurve
Personat e shpallur në kërkim janë:
1. AKSIĆ (Voimir) Ćedomir; data e lindjes; 10.05.1960
2. DENIC (Slobodan) Dragan; data e lindjes; 10.12.1967
3. JOVANOVIĆ (Milan) Stojan; data e lindjes; 14.10.1961
4. PAUNOVIĆ (Slavujko) Goroljub; data e lindjes; 07.05.1969
5. RAĆIĆ (Janko) Dejan; data e lindjes; 10.12.1974
6. RAJKOVIĆ (Ivica ) Ljubiša; data e lindjes; 07.12.1974
Të pandehurit e lartcekur janë duke u kërkuar për veprën penale: Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët apo kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar të publikuar në këtë shpallje, të lajmërojë Policinë e Kosovës në telefon ose në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë:
– Tel: 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– Tel: 038 542 127; Qendra Operative DDP
– E-mail adresa: [email protected]