Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore kanë sekuestruar 55 telefona dhe 3 IPAD gjatë kontrollit në pesë lokacione të dyqaneve në Pejë.
Sipas njoftimit të Policisë, sekuestrimi i telefonave ka ardhur pasi ata dyshohen se janë futur ilegalisht në Kosovë duke iu shmangur taksave doganore.
Urdhri për kontrolle është lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë.
“Gjate kontrollit në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: 55 telefona celular dhe tre IPAD, të cilët dyshohet të jene futur në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur taksave doganore. Kontrolli është kryer në bashkëveprim me Doganën e Kosovës dhe inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës. Me autorizimin e prokurorit lënda procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.