Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar disa persona që dyshohen se janë përfshirë në një rast grabitje,
Të dyshuarit kërkohen për një grabitje të ndodhur në shtator të këtij viti në rrugën magjistrale Pejë – Radavc – Kullë në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj”.
Përmes saj, policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e keqbërësve.
“Sektori Rajonal i Hetimeve, është duke punuar lidhur identifikimin dhe kapjen e kryerësve të mundshëm për veprën penale “Grabitje” të datës 20. 09. 2023 në rrugën magjistrale Pejë – Radavc – Kullë në rrugën ‘Mulla Zekë Bërdynaj’. Andaj është kërkesë e hetuesve rajonalë të cilët janë të angazhuar me rastin për të bërë publikimin e video-incizimit nga vendi i incidentit i siguruar nga kamerat e sigurisë me qëllim të ofrimit ndihmë nga qytetarët për identifikimin e personave që shihen në video-incizim”, thotë njoftimi i PK-së.
Thuhet po ashtu se për publikimin e pamjeve është dhënë autorizimi nga Prokurori i Shtetit.