Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ishte mikpritës i takimit me drejtorin e INL-së, Shawn Waddoups, dhe atasheun e DOJ-ICITAP, Kimberly Riffe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara.
Qëllimi i takimit ishte dhurimi i pajisjeve mbrojtëse personale (PPE) për të ndihmuar në mbrojtjen e zyrtarëve të policisë gjatë pandemisë dhe pajisjeve të teknologjisë së avancuar për luftimin e krimit në Kosovë.
Në lidhje me këtë, drejtori i përgjithshëm i PK-së, Mehmeti, falënderoi Waddoupsin dhe Riffen dhe përmes tyre, qytetarët e SHBA-së dhe taksapaguesit për këtë donacion, si edhe për mbështetjen e vazhdueshme që Policia e Kosovës merr nga Qeveria e SHBA-së.
Gjithashtu, Mehmeti theksoi se pajisjet e dhuruara do ta lehtësojnë punën e zyrtarëve të policisë në luftimin e krimit.
Drejtori i INL-së, Waddoups, vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm që ata kanë me PK-në, ndërsa siguroi që mbështetja e tyre do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ai theksoi se nevojat e tjera për asistimin për Policinë e Kosovës, do të identifikohen në të ardhmen dhe në këtë mënyrë, ne do të ruajmë partneritetin midis të dyja palëve.