Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,784 gjoba ndaj të gjithë atyre që nuk po e respektojnë ligjin.
Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 702 gjoba për personat që nuk i kanë zbatuar masat që parasheh ligji për luftimin dhe parandalimin e pandemisë.
Ndërsa për shkelësit e rregullave të trafikut u shqiptuan 1,082 gjoba.
Gjithashtu, gjatë ditës së hënë janë arrestuar 18 persona, 12 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.