Policia e Kosovës ka njoftuar se prej sot deri të dielën do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave në vend. Kjo për shkak të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Tour de Kosova”.
“Federata e Çiklizmit të Kosovës, për arsye të realizimit të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Tour de Kosova” , më 26, 27 dhe 28.07.2019, pasi ka siguruar leje nga organet kompetente në vend, do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka kërkuar mirëkuptim nga qytetaret që do të përdorin autostradat në atë kohë