Vdekja e një personi, i cili ka ndërruar jetë dje në Klinë, po hetohet nga Policia e Kosovës.
Viktima është gjetur i shtrirë në rrugë, derisa njësia policore dhe ekipet e ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Policia thotë se viktimës i është dhënë ndihma e parë, ku pastaj është dërguar edhe në Spitalin Rajonal të Pejës.
Ndërkohë, vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku përgjegjës në spital.
Në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Në raportin 24-orësh thuhet se rasti është ende duke u hetuar, derisa është cilësuar “Hetim i vdekjes”.
Njoftimi nga Policia e Kosovës:
Klinë 10.09.2023 – 18:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar është hasur i shtrirë në rrugë, njësitë policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, viktimës iu është dhënë ndihma e parë pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. Mjeku përgjegjës në spitalin e Pejës ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet./