Një femër ka vdekur dje pasdite në Spitalin e Pejës, e cila ishte dërguar aty në gjendje të rëndë shëndetësore nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Klinë.
Policia ka thënë se rasti i vdekjes po hetohet nga njësitet përkatëse,
“Nga Spitali i Pejës është informuar se viktima femër kosovare e cila ishte sjellë nga QKMF Klinë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.