Në kuadër të veprimeve hetimore për zbulimin e veprave penale, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, mbi dyshimin e bazuar për “Armëmbajtje pa leje”, sot kanë realizuar urdhër kontrollin që ka rezultuar me gjetjen e armëve dhe municionit.
Urdhër kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Baks të Skenderajt, me ç’ rast janë gjetur dhe janë sekuestruar armë dhe municion.
“Një (1) pushkë automatike AK-47- Dy (2) karikator të pushkës automatike AK-47- Dy (2) pushkë ajrore- Tri (3) armë të shkurta Pistoleta- Dy (2) maska- Dy (2) palë pranga- Një (1) shufër metalike- Një (1) boks hekuri dhe – Tridhjetë e nëntë (39) fishek të armës AK-47Armët dhe municioni i sekuestruar do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore”.
Ndaj të dyshuarit janë iniciuar raste për veprat penale ‘’Shantazh’’ dhe“ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.Ndërsa pas intervistimit, i dyshuari i moshës së mitur është liruar në procedurë ë rregullt.