Skenderaj , 14 shtator 2023
Gjatë orëve pasdites të datës 14 shtator 2023, njësitet policore në Skenderaj kanë konfiskuar një armë zjarri.
Konfiskimi i armës është realizuar pas raportimit nga ana e një ankuesi me datën 13.09.2023 se një fqinj i tij kishte fyer atë dhe nga brezi kishte nxjerrë një armë zjarri. Pasi që me datë 13.09.20023 personi i dyshuar nuk është hasur nga policia, me datë 14.09.2023 me urdhër të prokurorit është kryer kontrolli në lokacionin e të dyshuarit në f.sh Klinë e Poshtme të Skenderajt, ku gjatë kontrollit kanë gjetur një armë zjarri e llojit pistoletë dhe një karikator pa fishekë të cilat janë konfiskuar dhe do të procedohen në cilësinë e provave materiale.
I dyshuari B.I., 58 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor. Pas intervistimit në cilësi të të dyshuarit, janë iniciuar rastet për dyshimin e kryerjes së veprave penale: ,,Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe ,,Përdorim i pa-autorizuar i armës”, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.