Në orët e mbrëmjes të së mërkurës njësitet policore në dy raste të ndara në zonën e Skenderajt kanë arrestuar tre persona të dyshuar për posedim të substancave të dyshuara narkotike.
Arrestimi i dy të dyshuarve të parë ndodhi në fshatin Rakinicë të Skenderajt, pasi njësia policore ka ndaluar veturën me targa vendore, ku gjatë kontrollit tek dy personat e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike në sasi 4.2 gr.
Ndërsa arrestimi i të dyshuarit të tretë u bë në një pikë kontrolli në fshatin Runik të Skenderajt ku gjatë kontrollit të një veture atij i është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.5 gr, substancë e dyshuar narkotike.
Personat e arrestuar pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do ti zhvilloj njësia përkatëse hetimore.
Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.