Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё ka sekuestruar shtatëmbëdhjetë motoçikleta tё llojeve tё ndryshme për shkak të kundërvajtjes.
Sipas Policisë, pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera.
Ky operacion i zhvilluar më 01.06.2024, është vazhdimin e implementimit tё planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”.
Policia ka njoftuar se ky plan do tё vazhdojë tё implementohet edhe nё ditët nё vijim.
“Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës”- ka njoftuar Policia.
Meqë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion te respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit