POLICIA NË KLINË ARRESTON DY PERSONA PËR ARMËMBAJTJE PA LEJE

Policia e Kosovës, dje në fshatin Gremnik të Klinës ka ndalur një veturë dhe gjatë kontrollimit të saj dhe ngasësit, është gjetur një pistoletë ‘Zastava M-57’ me një karikator dhe gjashtë 6 fishekë, të cilën i dyshuari e posedonte pa leje.

Pistoleta është konfiskuar ndërsa i dyshuari B. G., i lindur në vitin 1979, shtetas shqiptar i Kosovës, është arrestuar dhe është sjellë në stacionin policor në Klinë.

Është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të kalojë në procedurë të rregullt dhe i dyshuari pas intervistimit është liruar.

Po ashtu rreth orës 23:00, njësitë policore të stacionit policor në Klinë kanë hyrë në një lokal dhe tek personi i dyshuar B.P., i lindur në vitin 1988, shtetas shqiptar kosovar, kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një armë pistoletë ‘Zastava M-57’ një karikator me tetë copë municion.

I dyshuari është arrestuar për veprën ‘posedim ilegal i armës’ dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.