Policia ka ndaluar dy persona, në automjetin e të cilëve janë gjetur gjashtë emigrantë.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se emigrantët ishin nga shteti i Sirisë.
“Policia ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur gjashtë persona-emigrantë nga shteti i Sirisë. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.