Policia në SHBA iu përgjigj një raporti se dikush po kërkonte ndihmë, por siç treguan pamjet nga kamerat e trupit, doli se “dikushi” ishte një dhi.
Policët arritën në vendin e ngjarjes në Oklahoma, kur fermeri u shpjegoi se dhia ishte e mërzitur pasi e kishte ndarë nga miku i tij.
“Faleminderit zotërinj. Veprimet tuaja të shpejta (edhe pse në fund jo të nevojshme) vlerësohen nga të gjithë ne”, ka thënë me shaka policia, shkroi CBS. “Në fund të fundit, nuk mund të thuash se ishte një telefonatë aq e keqe”.