21 vite pas themelimit të Policisë së Kosovës, policët ende nuk kanë sigurim shëndetësor as jetësor.
Ishte pjesë e njësitit elitar të policisë së Kosovës.
I gatshëm për t’i shërbyer vendit, Sami Thaqi, kryente punë me rrezikshmëri të lartë e shteti i jepte një pagë të ultë.
Paga bazë e Thaqit, që humbi jetën në krye të detyrës në një aksion antidrogë, ishte 380 euro.
Kaq vlen polici i kosovar i cili për çdo ditë ka jetën në rrezik e që nga themelimi i Policisë së Kosovës i mungon sigurimi shëndetësor e jetësor.
Në Sindikatën e policisë së Kosovës thonë se pos bisedave pozitave, asnjëherë në asnjë qeveri nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret.
Polici që ndërroi jetë të martën, është i 21 në listën e policëve që kanë ndërruar jetë në krye të detyrës, tash e 21 vite. Në mesin e tyre edhe një grua, Sabahate Tolaj e cila kishte ndërruar jetë më 2003 derisa po kryente detyrën.
Sipas Tashollit kjo shifër është shqetësuese.
Pavarësisht këtyre pengesave, Tasholli thotë se kushtet teknike dhe profesionalizmi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk mungojnë.
Ndryshe, në rastet kur një pjesëtar I Policisë ndërron jetë në krye të detyrës, Ligji parasheh që familja e ngushtë e të njëjtit të marrë 80% të pagës së zyrtarit policor.