Policia ka dhënë detaje shtesë për vrasjen që ka ndodhur dje në Malishevë.
Në raportin 24 orësh thuhet se janë arrestuar edhe katër persona të tjerë si të dyshuar për rastin në fjalë.
“Pas një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve, njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri viktimën duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë si dëshmi materiale. Tetë të dyshuarit, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.