Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, në orët e mesditës së sotme, hetuesit policor në Skenderaj, kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit.
Në lokalin ku ushtrohej veprimtari e dyshimtë, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar: 2 aparate, 5 televizor, 4 monitor, 3 shtëpiza, 1 printer dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.
Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore./