Policia në Klinë sot ka pranuar informacion se në fshatin Poterq i Epërm, në një lokal, një person posedon armë zjarri.
Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit, është bërë kontroll i lokalit dhe të pranishmeve në lokal me ç‘rast nën tavolinë ku ishte ulur i dyshuari, në çantën e tij personale është gjetur arma për të cilën pranon se është e tij, është sekuestruar arma ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Sipas policisë, është konfiskuar një revole, kaliber 9 mm pa numër serik dhe një karikator me pesë fishekë.
Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari është ndaluar për 48- orë.