Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se duke u bazuar në vendimet e qeverisë, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave anti-Covid.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, kanë treguar se janë shqiptuar gjithsej 1261 tiketa të kundërvajtjeve të ndryshme në komunikacion si dhe janë konfiskuar 17 patentë shofer.
“Aktiviteti i policisë ishte përkushtuar në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga gjykata, vetëm gjatë javës së kaluar njësitet e stacionit policor ne Prizren kanë realizuar gjithsej 38 urdhëresa, ku 38 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar sipas vendimeve të gjykatës themelore në Prizren”, thuhet në njoftim.