Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj e ka konfirmuar për IndeksOnline që është gjetur i varur në një objekt të biznesit familjar një person.
Behët fjalë për Lulzim Kryeziun, pronarin e pompave të derivateve ‘Shell Kosova’.
Sipas policisë, i ndjeri i ka dhënë fund jetës në fshatin Mleqan të Malishevës.
Rasti është duke u hetuar.
“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore”, ka thënë Elezaj për IndeksOnline.