Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, për IndeksOnline, ka konfirmuar se një person rreth 70 vjeç ka kryer aktin e vetëvrasjes.
Ai tha se rasti ka ndodhur në “Lagjen e Re” në Komoran .
Borovci ka thënë se “në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë”.
Ndërkohë, IndeksOnline nga burimet e saj mëson se i moshuari ka bërë vetëvrasje duke përdorur një armë zjarri.
“Rreth orës 19:45 është raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në “Lagjen e Re” në Komoran .
Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.
Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do ti ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit.
Trupi i pajete është i një mashkulli rreth 70 vjeç”, tha Borovci./