Gjendja aktuale e sigurisë në veri të vendit, është e qetë dhe nuk është raportuar asnjë incident, pavarësisht zhvillimeve të fundit në këtë zonë ku u mbyllën objekte të komunave ilegale serbe.
”Kurrë ma mirë ska qenë”, ka thënë për IndeksOnline, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.
Kujtojmë që lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës, e cila rekomandoi mbylljen e komunave ilegale serbe në veri, reagim të menjëhershëm pati KFOR, e cila forcë për të qëndruar në gatishmëri të çfarëdo situate përshkallëzuese, u pozicionua pranë Urës së Ibrit.