Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sontme në dalje të Klinës,
gjegjësisht në pjesën e njohur si Perlina.
Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe një autobus i linjës Istog – Prishtinë.
Si pasojë janë lënduar dy persona, ndërsa Policia ka konfirmuar lajmin e Klina.info për një person të vdekur.
Në vend të ngjarjes ka dalë autoambulanca, dhe njësitet e Policisë që po merren me hetimet.