Policia kërkon ndihmen e qytetarëve për gjetjen e vajzës së zhdukur në Lipjan

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Arianita Gajtanit nga Lipjani, e cila është raportuar e zhdukur që nga data 20.11.2024.

Postimi I plotë:

Bëhet fjalë për personin, Arianita Gajtani e lindur në vitin 1999, banuese në Lipjan. Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:

-intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,

-kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,

-kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),

-analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.

Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar.

Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’i përcjellin ato policisë përmes numrit 192.