Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria rajonale e policisë në Prizren-Sektori i hetimeve i stacionit policor në Prizren po kërkon ndihëmë nga qytetarët për kapjen e dy personava.
Personat kërkohen, për veprat penale: “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje e rendë e mbetur ne tentativë” e cila ka ndodhur, më 28.02.2024 në rrugën “Villiam Voker” në Prizren.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.