Një shtetas i huaj, gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për GazetaBlic, se dyshimet e para rreth ngjarjes dhe rastit në fjal, janë se viktima është hedhur nga dritarja hotelit ku po qëndronte, por kjo do të vërtetohet në konstatimin final, pas provave në vendin e ngjarjes.
Zahiti thotë se viktima ka qenë duke punuar në një kompani kosovare në Mitrovicë.
“Po ka ndërruar jetën një person, rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, dyshimet e para janë se ai është hedhur nga ditarja e një hoteli ku ishte duke qëndruar. Ka qenë duke punuar në një kompani kosovare”, tha Zahiti