Policia e Kosovës nga rajoni i Pejës, ka njoftuar përmes një komunikate se në aksidentin e sotëm rreth orës 9:00 të mëngjesit ka vdekur një 41-vjeçar, pasi është goditur nga një kamionetë.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se 41-vjecari ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa vozitësi i kamionetës 24-vjeçari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Ju informojmë se sot me datën 6 dhjetor 2019, rreth orës 9:00, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë-Klinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet transportues (kamionetë) dhe një këmbësor.
Viktima e rastit (këmbësori) i lindur me 1978, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Prokurori i shtetit.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit viktima dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë për Obduksion, ndërsa i dyshuari A.G i lindur me 1995 m/k/sh, dërgohet në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit të Komunikacionit Rrugor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë