Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident ku u përfshinë katër vetura tek “Kroi i Mbretit”.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë e Epërme). Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë katër vetura dhe deri në këtë moment rreth nëntë persona janë lënduar që kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit”, tha Krasniqi.