Klina info mbrëmë raportoi se në Jashanicë të Klinës, një i moshuar u godit për vdekje nga një veturë.
82-vjeçari Sahit Sahitaj u godit teksa po kalonte rrugën, ndërkaq njësitet policore dolën menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar incidentin.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, mbrëmë konfirmoi rastin, duke pohuar se aksidenti ndodhi rreth orës 19:05.
Ndërkohë, drejtoria rajonale e policisë në Pejë ka dhënë detaje të reja mbi rastin
“Ju informojmë se më 09 tetor 2024, rreth orës 19:05, policia është informuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Jashanicё-Klinё.
Nё vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).
Nё kёtё aksident ishin tё involvuara njё automjet me targa vendore dhe njё kёmbёsor. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё derisa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nё rrugën Skenderaj-Klinё dhe me tё arritur ne fshatin Jashanicё-Klinё, godet kёmbёsorin, i cili ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjes, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me urdhër të prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёsa i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48 orё”, thuhet në njoftimin e Policisë