Dy persona kanë vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur mes një motoçiklete dhe një veture në hyrje të Suharekës.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu, i cili bëri të ditur se dy të vdekurit kanë qenë në motoçikletë.
“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në konfirmim.