Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shtetasin rus me inicialet E.S., i lindur në vitin 1996 që u ndalua në Kosovë me automjetin e tipit BMW.
Policia njofton se në bagazhin e automjetit të tij janë gjetur para të padeklaruara në vlerë prej 10 mijë euro.
Rasti është cilësuar si “mosdeklarim të mjeteve monetare”.
Postimi i plotë i policisë:
Me datën 27.09.2022, në hyrje të Republikës së Kosovës, ka ardhur automjeti BMË, ngjyrë hiri, me targa bullgare, të cilin e drejtonte shtetasi rus me iniciale E. S. viti i lindjes 1996, i lindur në Rusi.
Automjeti i lartcekur nga autoritetet kompetente kufitare të Republikës së Kosovës është selektuar në vijën e dytë të kontrollit dhe gjatë kontrollit së bashku me doganën, në brendësinë e automjetit, në bagazhin e automjetit, në një çantë personale, janë gjetur sasi e mjeteve monetare të padeklaruara në vlere totale prej: dhjetë mijë (10000) dollarë USA (100 x 100 dollarë) dhe dy mijë (2000) euro (40 X 50 euro).
Janë njoftuar hetimet rajonale kufitare policore-Perëndimi dhe prokurori i shtetit dhe iniciohet rasti për “mosdeklarim të mjeteve monetare”.
Rasti i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedurë të mëtutjeshme ligjore.