Policia e Kosovës(PK) sot gjatë ditës ka intervistuar dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), e cila udhëhiqet nga ministri në detyrë Pal Lekaj, bëjnë të ditur burimet e portalit “Front Online”.
Sipas këtyre burime, zyrtarët e MI-së, B.G dhe Xh.V (emra të njohur për redaksinë), janë marrë me vete nga Policia për t’u intervistuar si të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Portali “Front Online” ka bërë përpjekje që këtë informatë ta konfirmoj edhe nga zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe të MI-së, por ata nuk janë përgjigjur deri në kohën e botimit të lajmit.