I infektuari me COVID-19 në Vushtrri ka dalë në qytet, pra nuk ka respektuar rekomandimet e IKSHPK-së për t’u vetizoluar.
Policia kishte shkuar në lokacionin e të infektuarit, por i njëjti nuk është gjetur në shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00,
“Njësiti policor ka shkuar në lokacionin e personit mashkull kosovar i cili është pozitiv me Covid -19 ku i njëjti nuk është hasur në shtëpi sipas rekomandimeve por ka dalë në qytet. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ndaj te dyshuarit iniciohet rasti si “Përhapje e sëmundjeve ngjitëse”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Deri tani kjo komunë shënon gjithsej 311 raste me koronavirus, ku 4 prej tyre kanë vdekur./