Oficerët doganorë në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar futjen e mjeteve monetare të padeklaruara.
Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës.
Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë, ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësishtë në qantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara.
Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 te KDAK-së, pjesa tjeter është ndaluar deri në përfundimin e procedurave hetimore.