Policia kufitare në aeroportin e Memmingen-it ka kthyer tre burra nga Kosova, që thanë se donin të hynin si turistë në Gjermani.
“Gjatë kontrollit të hyrjes në aeroportin Allgäu, oficerët e Policisë Kufitare konstatuan se persona të moshës 24 vjeçe, një tjetër 42 vjeç dhe i treti 46 vjeç, nuk i plotësonin kushtet për të kaluar kufirin”, njofton portali gjerman “all-in.de”, duke u thirrur në burime të Policisë Kufitar në aeroport të Memmingen-it.
Zyrtarët doganorë gjetën rroba pune te turistët e supozuar. Gjithashtu, gjatë marrjes në pyetje rezultoi se burrat, në fakt, donin të hynin në vend për të punuar ilegalisht, transmeton Radio Kosova.
Sipas raportit të Policisë, të tre personat nuk ishin as leje imigrimi dhe as punësimi. Ata, gjithashtu, kishin pak para me vete dhe ishin pa sigurim shëndetësor të vlefshëm, kështu që zyrtarët ua refuzuan hyrjen dhe i detyruan ata të ktheheshin me shpenzimet e tyre në Kosovë.