Autoritetet gjermane i shkuan te banesa në ora 1 të natës 21 vjeçarit nga Kosova.
Arsyeja ishte sepse kishin vendosur që ta dëbonin atë nga Gjermania.
Leonard S, nuk ishte në shtëpi kur policia i trokiti në derë.
Sipas avokatit Jan Sürig, në një deklaratë për shtyp, në orën 1 të natës të së enjtes, një grup prej dhjetë personash punonjësish të autoriteteve të emigracionit dhe oficerëve të policisë hynë në shtëpinë e nënës së tij në Emsland dhe e kontrolluan për ta dëbuar, raporton gazeta gjermane TAZ.
Siç raporton kjo gazeta zyrtarët nga imigracioni gjerman ka kohë që përpiqen rregullisht të dëbojnë njerëz, përfshirë ata që nuk kanë jetuar kurrë në një vend tjetër, njerëz që kanë miq dhe punë këtu.
Është e zakonshme që gjatë natës ose herët në mëngjes të veprojnë, e në shumë raste ata ia dalin me sukses, me pasoja të rënda për të prekurit.
21 vjeçari e kuptoi për ngjarjen të nesërmen nga vëllai i tij, i cili e telefonoi për t’i thënë se “policia kishte qenë në shtëpi”.
Me këtë tha Leonard S, tha se ishte shumë i shqetësuar nga kjo.
“Duhet të ketë qenë si në film. Sikur të kisha jetuar si një kriminel. Familja ime ka qëndruar zgjuar gjithë natën. Ata janë të gjithë në shok”.
U zgjuan kujtimet për kohën para shtatë viteve kur nëna dhe pesë fëmijët e tij do të deportoheshin në Kosovë.
Në atë kohë, avokati Sürig arriti të detyronte gjykatën administrative të Osnabrück-ut të detyronte distriktin t’i zgjaste lejen e qëndrimit familjes.
21 vjeçari nga Kosova thotë se nuk ka as familje në Kosovë dhe as nuk e di se kush mund ta ndihmojë atje (në Kosovë).