Policia gjen trupin e pajetë të të vrarit nga grupi i armatosur

Burime brenda Policisë kanë bërë të ditur KALLXO.com se Policia ka arritë me gjetë trupin e pajetë të personit të vrarë nga ana e grupit të armatosur që po qëndron pranë një manastiri në fshatin Banjskë në Zveçan.

Mirëpo deri më tash ende nuk është arritur që të identifikohet, për shkak se trupi i pajetë nuk ka dokumente të identifikimit. Policia e Kosovës aktualisht është në procedurë të identifikimit.

Policia përmes një komunikate ka bërë të ditur se njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje u janë kundërpërgjigjur sulmuesve, dhe referuar informacioneve të Policisë së Kosovës, një nga sumuesit është vrarë.

“Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë”- thuhet në njoftim.

Kallxo.com